Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 793 raste të reja me koronavirus nga 3,656 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 14,502 raste aktive me COVID ndërsa 1,548 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe rritje të numrit të viktimave.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 320 në Tiranë, 40 në Vlorë, 38 në Berat, 36 në Durrës, 32 në Fier, 24 në Sarandë, 20 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, 18 në Shkodër, Kamëz, Lushnje, 14 në Tepelenë, 13 në Korçë, 12 në Mallakastër, Kuçovë, 11 në Vau Dejës, Krujë, 10 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Delvinë, Memaliaj, Dimal, 6 në Vorë, Kavajë, Divjakë, Selenicë, 5 në Kurbin, Devoll, Prrenjas, 4 në Lezhë, Himarë, Dropull, Pogradec, Peqin, 3 Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Dibër, Mat, Kolonjë, Skrapar, Poliçan, 2 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Librazhd, 1 në Shijak, Rroskovec, Kelcyrë.
Statistika (05 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 793
Të shëruar në 24 orë 1,548
Të shtruar në spitale 133
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,656
Testime totale 1,690,239
Raste pozitive 263,965
Raste të shëruara 246,087
Raste Aktive 14,502
Humbje jete 3,376
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,876
Fier 1,676
Shkodër 1,424
Vlorë 1,107
Elbasan 898
Gjirokastër 825
Berat 801
Lezhë 591
Korçë 503
Durrës 397
Kukës 286
Dibër 127