79-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Veliaj nderon 10 veteranë të LANÇ: Koha për te reflektuar dhe vlerësuar ata që sakrifikuan jetën për Tiranën që kemi sot

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me rastin e Ditës së Çlirimit të Tiranës. ishte pjesë e ceremonisë së nderimit të heronjve, që dhanë jetën për çlirimin e kryeqytetit.

Veliaj nderoi veteranët e luftës për kontributin e tyre në mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe shprehu mirënjohjen e atyre.

“Çlirimtarët e luftës, ata që i dhanë Tiranës, kryeqytetit tonë, lirinë, të paasistuar nga forcat ruse, që ndihmuan shumë kryeqytete të tjera, meritojnë sot të gjithë respektin, të gjithë përuljen dhe mirënjohjen tonë. Më vjen mirë që ajo Tiranë për të cilën luftuan shumë të rinj atëherë, sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë apo i Sportit. Ndaj për të gjithë ata të rinj të asaj kohe, që sot janë 90 e kusur vjeç dhe do të nderohen, më vjen mirë që kemi këtë organizim, për të reflektuar pak dhe për të dedikuar respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që na bënë sot krenarë dhe u rreshtuan në anën e duhur të historisë,” u shpreh Veliaj.

Ndër të tjera, kryebashkiaku i Tiranës, duke marrë shkas nga dita e sotme, bëri thirrje për unitet.

“Sot është gjithashtu një moment për të reflektuar. Ne duhet të kuptojmë pse kombi ynë akoma vazhdon i përçarë? Pse duhet të bëjmë homazhe veç e veç? Pse nuk mblidhemi dot të respektojmë dhe të nderojmë ata njerëz? Pse disa nga ne hyjnë nga dera dhe disa të tjerë nga kangjellat dhe dritarja? Çfarë ka ndodhur? Çfarë është ky mallkim që nuk na ndahet? Si ka mundësi pas 79 vitesh ne vazhdojmë akoma të përçarë. Ne duhet ta fitojmë përditë betejën për një Tiranë europiane dhe të jetojmë përditë për të justifikuar atë sakrificë,” u shpreh mes të tjerash Veliaj. 

Në këtë ditë të veçantë, kryebashkiaku Veliaj nderoi “për kontributin e pashembullt në luftën për liri, mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe transmetimin te brezat e rinj, të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit", 10 veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Po ashtu, së bashku edhe me personalitete të tjera të politikës dhe familjarë të dëshmorëve, Veliaj kreu homazhe te Ushtari i Panjohur në nderim të heronjve që dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.

https://shqiptarja.com/galeri/9921

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë