8 atletë kosovarë në “Rio 2016” 
Hashim Thaçi: Fitore për Kosovën

8 atletë kosovarë në “Rio 2016” <br />Hashim Thaçi: Fitore për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Olimpike përmbush një ëndërr të shumëpritur për gjithë popullin.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Thaçi shkruan se Kosova do të përfaqësohet nga tetë atletë dhe kjo është fitorja e parë olimpike.

"Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”. Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm. Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës", shkruan Presidenti i Kosovës në Facebook.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt