8 dhjetor 1980, çfarë ka ndodhur
në ditën që John Lennon vdiq?

8 dhjetor 1980, çfarë ka ndodhur<br />në ditën që John Lennon vdiq?
36 vjet më parë bota humbi një legjendë. 8 dhjetor 1980 ishte dita kur një fans i çmendur qëlloi për vdekje  John Lennon,  anëtarin e grupit ‘The Beatles’ teksa po hynte  në shtëpinë e tij në New York.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Natën që ai vdiq, John Lennon dhe gruaja e tij Yoko, ishin duke ngrënë darkë në një nga restorantet në qytet. Pas darkës, ata vendosën që të ktheheshin në apartament për t’i thënë natën e mirë djalit të tyre, Sean.

Zakonisht çifti përdorte hyrjen e sigurisë së ndërtesës ku ata jetonin, ‘Dakota në Strawberry Fields’ por atë natë vendosën të hynin nga hyrja kryesore.
Mark Chapman, autori i vrasjes, kishte kohë që po priste 40 - vjeçarin dhe gruan e tij.

Më herët , po atë ditë , Chapman kishte marrë një autograf nga Lennon.
Pas disa muajsh përndjekje të yllit të Beatles, Chapman e goditi atë me 5 plumba ku vetëm 4 plumba arritën ta preknin në trup. Lennon nuk vdiq menjëherë. Disa thonë që 40- vjeçari  është përpjekur të ngjitet deri në apartamentin e tij, por nuk ka mundur dhe është shembur në tokë.

Pasi ka mbërritur policia, ka gjetur Lennon të shtrirë  shtrirë me fytyrë i mbuluar nga një pellg me gjak.
Zyrtari I NYPD , Tony Palma është përpjekur për t’i dhënë ndihmën e parë Lennon së bashku me shokun e tij Herb Frauenberger dhe menjëherë e kanë dërguar në spital. Chapman, në atë kohë 25 vjeç, po priste qetësisht që të arrestohej.

Një grup doktorësh u përpoqën për 15 minuta rresht për të shpëtuar Lennon, por plagët që ai kishte marrë ishin shumë të rënda ku dhe ndërroi jetë rreth orës 23:00.
Arsyeja e kësaj vrasjes? Mark Chapman donte të ishte i njohur si një njeri i keq, që kishte bërë gjëra shumë të këqija në jetë. Nuk mund të rezistonte pa famën e një njeriu të keq.

36 vjet më vonë, Yoko, gruaja e këngëtarit të njohur, jeton ende në ndërtesën Dakota.  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559