8 Dhjetori,Basha degëve:
Pjesëmarrje sa më e madhe

8 Dhjetori,Basha degëve:<br />Pjesëmarrje sa më e madhe
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë dje porositë e fundit për kryetarët e degëve, në prag të protestës së opozitës në 8 dhjetor. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në selinë blu, lideri i opozitës ka kërkuar nga degët të mobilizojnë sa më shumë protestues për në Tiranë, në mënyrë që përkujtimi i 25 vjetorit të lëvizjes studentore për “Demokraci”, të shndërrohet në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë nga Partia Demokratike kundër qeverisë së majtë.

Burime pranë PD deklaruan për “Shqiptarja.com” se Basha ka porositur kryetarët e degëve që në çdo rast të jenë të përgatitur edhe për zgjedhje të parakohshme. Por të njëjtat burime sqarojnë se Basha ka kërkuar që protesta të jetë paqësore dhe të shmanget çdo provokim dhune. “Janë të gjitha kushtet që protesta e 8 dhjetorit të shndërrohet në manifestim të demokracisë. Kjo nuk do të jetë një protestë dosido, por duhet të shndërrohet në një nga tubimet më të mëdha në historinë tonë 25 vjeçare. Kjo protestë duhet të jetë kumbuese dhe të shënojë fillimin e fundit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij kleptokratike. Dhe pas kësaj zgjidhje mbeten zgjedhjet e parakohshme. Mobilizoni qytetarët për këtë ditë të madhe të demokracisë në Shqipërisë, pasi 8 dhjetori do të jetë edhe dita e dhënies së zgjidhjes problemeve të qytetarëve të shkaktuara nga kjo qeveri”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Si për t’i nxitur degët për një mobilizim maksimal, kryetari demokrat ka insistuar te zgjedhjet e parakohshme, pasi sipas tij qeveria “Rama” ka dështuar plotësisht. Gjithashtu, të njëjtat burime pohojnë se kreu i PD do të shpalosë gjatë protestës edhe programin ekonomik të opozitës, pra duke i dhënë këtij manifestimi edhe ngjyrimet e një mitingu elektoral dhe kjo jo krejt pa qëllim.
 
Kryetarët e degëve

Ndonëse takimi ishte thirrur nga Lulzim Basha vetëm për protestën e të martës, kryetarët e degëve i kanë kërkuar liderit demokrat që të dinë statusin e tyre, nisur nga deklaratat e disa zyrtarëve pranë PD, që flasin për një rikonceptim të mundshëm të degëve lokale. Por, mësohet se përgjigja e kryetarit Basha ka qenë e menjëhershme se askush nuk ka tagrin që të vërë në pikëpyetje mandatin e kryetarëve të degëve, përveç atij vetë dhe forumeve të larta drejtuese të Partisë Demokratike. “Detyra juaj është të respektoni statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Mandatin tuaj askush nuk e vë në diskutim dhe as mos iu referoni thashethemeve si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të kësaj selie, por vazhdoni punën”, është shprehur Basha.   
 
 
Pavarësisht se kreu demokrat, Lulzim Basha, ka kërkuar mobilizimin e qytetarëve nga të gjitha anët, për protestën më të madhe, njëkohësisht ka apeluar që ajo të jetë paqësore
 
Organizimi

Kryetari i opozitës, Basha, ka kërkuar nga kryetarët e degëve që të organizojnë udhëtimin e qytetarëve nga çdo rreth për në Tiranë si dhe ka insistuar që protesta e 8 dhjetorit të jetë më e madhja në 25 vite
 
Garancia

Kryetarët e degëve kanë marrë garanci nga Basha se askush s’e vë në dyshim mandatin e tyre. Ai ka kërkuar që ata të respektojnë statutin, të vazhdojnë punën si dhe të mos iu referohen thashethemeve
 
Manifestimi
 
Nis në sheshin “Skënderbej”, marshim drejt Kryeministrisë
 
Protesta e thirrur nga PD në 8 dhjetor do të nisë në sheshin “Skënderbej”. Sipas porosive të kryetarit Basha, qytetarët do të grumbullohen aty fillimisht në orën 11:00 dhe më pas do marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për tu stacionuar përpara selisë së Këshillit të Ministrave ku edhe do të mbahen fjalimet e përfaqësuesve të opozitës. Sipas organizatorëve, protestuesit do të vijnë nga qytete të ndryshme, të organizuar nga degët lokale të PD, të cilëve do t’iu paguhet bileta e udhëtimit. Rruga e Elbasanit, ajo e Durrësit dhe Kavajës, do të jenë akset ku do të marshojnë protestuesit opozitarë, për tu mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, “Skënderbej”.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni dhe në gazetën shqiptarja.com

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë