Nga ana tjetër mazhoranca dhe ministria e Arsimit zhvilluan një koncert festiv në Pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi rastin për t'i informuar të rinjtë se tashmë me ta do të komunikonte dhe nëpërmjet rrjetit social facebook dhe i bëri thirrje që më 23 qershor të votojnë për të rrëzuar murin e bllokimit të ëndrrave por dhe për bashkimin e shqiptarëve.
BERISHA: 23 QERSHOR VOTONI PER SHQIPTARET E BASHKUAR
Në ditën e Rinisë Kryeministri Berisha i bëri apel rinisë të votojnë më 23 qershor për rrëzimin e murit të bllokimit por dhe për bashkimin e kombit shqiptar. “Më 23 qershor të rrëzojmë murin e bllokimit të ëndrrave. Bllokmenët duan të hakmerren, por të humbur kanë qenë para jush.... Siç kam besim tek Zoti kam besim se do të jenë të rintje e të rejat që nuk do të pranojnë kurrë të mbetet e shuar ëndrrën e mijëra bashkëmosharatëve tuaj, atë të bashkimit kombëtar. Ne vërtetë jetojmë në 5 shtete por jemi një komb i vetëm me një gjuhë me një flamur, dhe një prijës të pamposhtur Skënderbeun.”- tha Berisha duke shtuar se “Më 23 qershor të votojmë për lirinë për dinjitetin, mirëqënien dhe ëndrrën tonë kombëtare Shqipërinë evropiane, shqiptarët të bashkuar, Zoti i bekoftë’.
BERISHA HAP FACEBOOK
Kryeministri gjithashtu njoftoi të rinjtë për profilin e tij në facebook. “Kam një kënaqësi që në facebook të jem miku juaj ndaj dhe zgjodha këtë takim për të ardhur tek ju me facebook-un tim”
(Foto:Portali online i kryeministrit ne facebook)
Faqja e tij është hapur të mërkurën dhe deri në orën 13: 54 ka pasur rreth 700 persona të cilët e pëlqejnë “like”. Numri i tyre pritet të rritet.
“Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne Ëhat's Up, në numrin +355692099410.”- shkruan kryeministri në prezantimin e profilit të tij, ku sic e shikoni bën publik dhe numrin e tij të telefonit. Kryeministri bëri publike dhe interesat,
“Qëndrimi me familjen (gjatë fundjavëve), ngjitja në malin e Dajtit, ngrënia e mollëve të Korcës(më të mirat në botë), ndërtimi i rrugëve, Edukimi. Leximi i librave, leximi sms dhe mesazheve tuaja, noti, Shqipëria Europiane, dhe natyrisht ipadi im”.
Librat e preferuar: Viti ’93 - Victor Hugo, Për ke bien këmbanat - Ernest Hemingëay, Emri i Trëndafilit - Umberto Eco, Shkretëtira e Tartarëve - Dino Buzzati, Plaku dhe deti - Ernest Hemingëay, Atlas Shrugged - Ayn Rand, Lolita - Vladimir Nabokov, Kujtimet e Adrianit - Marguerite Yourcenar, Ngjyra e purpurt - Alice Ëalker, Ali Pasha biografi nga Sabri Godo, çdo gjë të shkruajtur nga Ismail Kadare, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Gjergj Fishta, i dua librat!
Ndërsa muzika e prefuar “Beatles, Tom Jones, Elvis Prestley, Ricky Martin, Kanye Ëest, Beyonce, Ëhitney Houston, Rihanna, Inva Mula, Rita Ora, Saimir Pirgu, Elita 5, Jacque Braille, shumë këngëtar aktual Shqiptar.”
RAMA: INVESTIMI NE POLITIK JO AQ I RREZIKSHEM SA NE 1990
Si një nga përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje kreu i PS-së, Edi Rama tha se sot të hedhësh një hap dhe për t’u përfshirë në politikë për një të ardhme më të mirë nuk është aq e rrezikshme sa ishte 22 vite më parë.
“Jemi në pikën kur gjithsecili duhet të kuptojë dhe besojë se shumë çka nuk shkon mirë në jetën e vet, ndodh sepse ka diçka të rëndësishme që nuk shkon mirë në jetën e përbashkët. Dua të përsëris sot duke e lidhur me 8 dhjetorin. 22 vite më parë kur të reja e të rinj vendosën të hedhin një hap të rrezikshëm , askush nuk e dinte me siguri se cfarë do të ndodhte. Mund të çonte drejt rrëzimit të regjimit komunist, por dhe e kundërta të shtypte lëvizjen dhe ato të kenë konsekuenca të tmerrshme”- tha Rama.
Ai nënvizoi se “Sot hedhja e një hapi për të shkuar më përpara drejt një rruge të përbashkët është domosdoshmëri për këdo nga ne që dëshiron për të bërë realitet ëndrrat e ambiciet e veta. Duke u përfshirë në politikë, është një investim i sigurtë për të nesërmen dhe nuk ka rrezikun e 22 viteve më parë dhe do ta çojë më tutje për mirë rrugën e përbashkët ku gjithsecili të kuptojë se nuk ka mundësi për një cilësi të vërtetë jete më vete nëse rruga e përbashkët është e shtrembër.”
Rama mbylli fjalën e tij duke shtuar se ishte aty për të bashkuar dëshirën për tu argëtuar me dëshirën për të ndryshuar gjërat duke u argëtuar. Dhe politika për të gjithë ata që duan të vënë në shërbim të tyre duhet të jetë një argëtim”
Në momentin kur në skenë do të hipte për të kënduar Kamela Islami, Rama tha se po ikte si hënë e lodhur për t’ia lënë diellit të vazhdojë”
(sg/shqiptarja.com)