8 dhjetori, Çollaku: Nëse qeveria
na dhunon, PD do përdorë forcën

8 dhjetori, Çollaku: Nëse qeveria<br />na dhunon, PD do përdorë forcën
TIRANË - Tetë dhjetori këtë vit nuk do të jetë vetëm përkujtimi i 25-vjetorit të protestës studentore të vitit 1990, por për Partinë Demokratike do të shënojë protesta në mbarë vendin për të kërkuar rrëzimin e qeverisë. Ndryshe nga marshimet e mëparshme që demokratët kanë mbajtur kundër politikave të qeverisë së majtë që sipas tyre kanë varfëruar vendin, 8 dhjetori nuk përjashton skenarin e dhunës. Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se opozita është e përgatitur t'i përgjigjet me dhunë nëse qeveria do të provojë të tregojë forcën ndaj protestuesve.

I ftuar në studion e Report TV, anëtari i kryesisë së PD-së tha se "nëse do të tentojë të përdorë krahun e forcës qeveria që do të dalë e humbur" pasi demokratët do t'i përgjigjen me të njëjtën monedhë

"Sesi si sillet opozita duhet parë refleksioni i qeverisë. Në rast se qeveria ka idenë të sillet dhunshëm karshi opozitës Partia Demokratike ka ADN-në t'i përgjigjet kësaj qeverie, forcës dhe dhunës së saj, në formë proporcionale. I ftojmë të mos ta provojnë atë histori se nuk do dalin të fituar. Protesta jonë do të jetë e fuqishme, do të jetë mbarëkombëtare në çdo segment të vendit dhe do të jetë e pandalshme. Në rast se do të preferojnë të luajnë krahun e forcës ne jemi përgatitur për përgjigje proporcionale. Në rast se sillen në mënyrë korrekte dhe respektojnë ligjet e shtetit jemi të vullnetshëm ju e dini që Partia Demokratike dhe kur ka mbledhur qindra dhe mijëra jemi kujdesur që lulet dhe bar mos të shkelet në bulevard. Por në rast se këtyre i gënjen mendja se me forcë mund të intimidojnë një opozitë si Partia Demokratike e kanë gabim se forcën dhe kapacitetet ne i kemi ti përgjigjemi në formë proporcionale si ta duan dhe si ta mendojnë", u shpreh Çollaku.
 
Prej kohësh lideri i opozitës Lulzim Basha ka thirrur qytetarët në protesta kundër qeverisë, dhe vetëm gjatë ditëve të fundit u fol konkretisht për datën 8 dhjetor. Kryedemokrati ka hedhur pak kohë më parë idenë e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi