8 Dhjetori, koncert në Qytetin
Studenti, Basha 'braktis' të rinjtë

8 Dhjetori, koncert në Qytetin<br />Studenti, Basha 'braktis' të rinjtë
Ndryshe nga viti i shkuar Partia Demokratike e ka konceptuar në një tjetër mënyrë organizimin për 8 Dhjetorin. 

Gjatë pasdites të kësaj të hënë është zhvilluar një koncert në “Qytetin Studenti” me rastin e 24 vjetorit të lëvizjes studentore, por kësaj here pa fjalime politike, duke lënë kështu të rinjtë të shijojnë vetëm muzikën.

Ajo çka renë në sy ka qënë edhe numri i vogël i të pranishmëve nga radhët e Partisë Demokratike në këtë koncert madje vet kryetari i PD-së nuk ka qënë  prezent.


E paket ishte edhe prezenca e ish-studentëve të dhjetorit, të cilët 24 vite më parë nga Sheshi Demokracia në “Qytetin Studenti” nisën lëvizjen studentore për rrëzimin e regjimit diktatorial, duke i hapur kështu rrugën pluralizmit politik, ndryshimeve sociale dhe ekonomike në vend. Për rreth tre ore të rinjtë shijuan ritmet e muzikës shqiptare dhe asaj të huaj.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim