8 Dhjetori, Majko: Broci dhe
Hajdari, ‘matësa’ të kohës që shkoi

8 Dhjetori, Majko: Broci dhe<br />Hajdari, ‘matësa’ të kohës që shkoi
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, përcjell nga Washingtoni urimet për Ditën e Rinisë, duke përkujtuar dy nga protagonistët e Lëvizjes Studentore Dhjetori ’90, Azem Hajdarin dhe Arben Brocin.

“Të jesh në 8 dhjetor në Washington, është një arsye më shumë për të uruar ditën e përvjetorit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Gëzuar miq dhe “armiq”… Në çdo përvjetor ka diçka të pathënë për mirë për lëvizjen më të shkurtër në kohë të historisë shqiptare.

Broci dhe Hajdari qëndrojnë si “matësa” të kohës që shkoi, të vetmit me moshë të pandryshuar sot!…”, shkruan deputeti Majko, në një postim në Facebook./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë