"8 dhjetori", Peza: Bashën nuk e
duan në parti. Duma: Jeni në panik

duan në parti. Duma: Jeni në panik">
Dy selitët e partive kryesore këtë të diel kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza në distancë. Në qendër të deklaratave ishte protesta e paralajmëruar nga opozita më 8 dhjetor.

Fillimisht nga ishte deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza i cili tha se protesta vjen pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka përkrahjen e deputetëve dhe drejtuesve të strukturave të partisë.
 
"Basha mendon se duke trashur zërin do të fitojë pak më shumë mbështetje nga PD. Kjo është e vetmja arsye se pas humbjes së thellë të 2013 dhe pas humbjes edhe më të thellë në zgjedhjet e 2015 Basha kërkon revolucion. 6 muaj pasi mori shuplakën e dytë nga shqiptarët që nuk e votuan alternativën e tij, Basha kupton se PD, deputetët dhe drejtuesit e saj nuk e përkrahin", tha Peza.
 
Në kundërpërgjigje nga selia e PD-së doli  Sekretarja për Marrëdhënie me Publikun, Grida Duma. Ajo tha se këto sulme dhe shpifje ndaj opozitës vijnë nga paniku që ka kapur mazhorancën.
 
Sa më shumë afron 8 dhjetori dita e bashkimit popullor kundër Edi Ramës dhe byrosë së hajdutëve, aq më shumë rritet ankthi e paniku i njeriut, të cilin, raportet ndërkombëtare e kanë përcaktuar si pronarin e 200 milionë eurove, kryeministrin më të pasur, të vendit më të varfër në Europë. Ankthi i tij buron nga fakti se me 8 dhjetor në shesh nuk do mblidhet vetëm opozita, por një popull i tërë, i shtypur, i dhunuar nga keqqeverisja, nga korrupsioni, nga krimi i ngritur në pushtet dhe nga padrejtësia", u shpreh Duma.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë