8 dhjetori, Topi: Politika
braktisi idealet e 1990

8 dhjetori, Topi: Politika<br />braktisi idealet e 1990
TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi përshëndeti sot 8 Dhjetorin, “Ditën Kombëtare të Rinisë”, duke i bërë apel rinisë të jetë më aktive, ndërsa shoqëria të ketë më në vëmendje ëndrrat dhe interesat e të rinjve. Presidenti I tërhoqi vëmendjen partive politike, të cilat nëse do të ishin udhëhequr vërtetë nga idealet e lëvizjes Studentore të ’90 atëherë Shqipëria do të kishte ecur më para drejt integrimit në BE.

”Sot Shqipëria feston 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. 21 vjet më parë studentët e Universitetit të Tiranës nisën protestat politike për të rrëzuar sistemin diktatorial. Ata vinin nga qytete dhe përvoja të ndryshme familjare, por të gjithë kishin të përbashkët vizionin dhe idealin e madh për një Shqipëri ndryshe, një vend të lirë, demokratik dhe evropian. Ata guxuan, mposhtën frikën dhe me një mbështetje të gjerë intelektuale e qytetare e detyruan regjimin të pranojë pluralizmin politik.”- shkruan presidenti Topi në deklaratën e tij për shtyp.

Duke pranuar përparimin e bërë gjatë këtyre viteve, anëtarësimin në NATO dhe me prespektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Topi
Tërhoqi vëmendjen partive politike, të cilat nëse do të ishin udhëhequr vërtetë nga idealet e lëvizjes Studentore të ’90 atëherë Shqipëria do të kishte ecur më parë.
“Gjatë këtyre viteve është bërë përparim i dukshëm, demokracia dhe shteti i së drejtës kanë shënuar arritje, Shqipëria është vend anëtar në NATO dhe me prespektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kam bindjen e thellë se ky bilanc do të kishte qenë edhe më pozitiv, se demokracia në Shqipëri do të kishte qënë edhe më e fortë dhe integrimi euroatlantik edhe më i shpejtë dhe i plotë, nëse klasa politike shqiptare e tranzicionit do të ishte udhëhequr në veprimet e saj nga të njëjtat parime idealiste dhe qytetare të Lëvizjes Studentore të vitit ‘90-të.”

Presidenti mbyll urimin e tij duke iu adresuar të gjithë të rinjve “me apelin për të pasur një rol më aktiv shoqëror, për t’u dëgjuar zëri i tyre në çdo aspekt të vendimmarrjes politike dhe të sfidave të përbashkëta shoqërore. Brezi ynë i ri është pasuria më e madhe që ne kemi, ndaj edhe shteti e shoqëria do të duhet që problematikat dhe interesat e tyre të shumta t’i kenë përparësi si investimi më i sigurtë për të sotmen dhe të ardhmen.”

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg