8 Dhjetori, Vasili: Të vërshëllehen
hipokritët që flasin në emër të rinisë

8 Dhjetori, Vasili: Të vërshëllehen<br />hipokritët që flasin në emër të rinisë<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kujtuar nëpërmjet një postimi në Facebook Ditën e Rinisë. Vasili ka deklaruar se këto 27 vite në fakt kanë qenë kundër rinisë, pasi, sipas tij, fjalë ka pasur shumë por kanë munguar veprat.

Duke iu referuar fjalimit të kryeministrit Rama në Panairin e parë të Sporteve të Aventurës, i cili u shoqërua nga vërshëllimat e të rinjve, Vasili ka thënë se “sot duhen vërshëllyer dhe refuzuar demagogët, hipokritët dhe të paditurit, që flasin në emër të rinisë”.

“8 dhjetor. 27 vite kundër rinisë. Fjalë shumë, vepra hiç. Mjaft më. Sot duhen vërshëllyer e refuzuar demagogët, hipokritët dhe të paditurit që flasin në emër të rinisë”, ka shkruar Vasili në Facebook.

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri