Tetë ditë para zgjedhjeve kombëtare në Holandë, rreziku vjen nga Inteligjenca Artificiale. Autoriteti për Mbrojtjen e të Dhënave në Holandë, paralajmëroi se ato se bot-et e komunikimit të Inteligjencës Artificiale janë “të pabesueshme dhe qartësisht të njëanshme” kur ofrojnë këshilla për të votuar.
Të gjitha chatbot-et e testuar nga autoriteti përfundojnë me zgjedhjen e vetëm dy partive pavarësisht pyetjes apo komandave të dhëna nga përdoruesi. Në më shumë se gjysmën e rasteve Inteligjenca Artificiale sugjeroi të votoheshin ose partia e të djathtës ekstreme “Freedom” (PVV) e Geert Wilders, ose e të majtës, Groenlinks, e udhëhequr nga ish-zv/presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans.
Disa parti të tjera, si ajo e qendrës së djathtë, CDA, nuk u përmend në asnjë moment pavarësisht se të dhënat e futura në sistem nga përdoruesit i përshtateshin asaj.
Holanda do t’i drejtohet kutive të votimeve më 29 tetor, zgjedhje që pritet të shihen me vëmendje në Europë për performancës që do të ketë partia e ekstremit të djathtë e Wilders. Duket se ai po udhëheq sondazhet, por ende shumë votues nuk e kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë. Të gjitha partitë e mëdha kanë përjashtuar një koalicion me PVV-në, që do të thotë se me shumë mundësi partia e dytë do të prodhojë kryeministrin e ardhshëm.
Komente









