8 milion lekë ka investuar bashkia e qytetit të Beratit me të cilat Ndërmarja e Gjelbërimit ka mundësuar mbjelljen e 100 pemëve të reja.
Segmenti nga vendi i quajtur “Ypsilon”, në drejtim të Urës së Velabishtit është gjelbëruar për herë të dytë, pasi pemët e para të mbjella u dëmtuan nga ana e vetë qytetarëve.
Nënkryetari i bashkisë, Bledar Blana bëri me dije se pas investimit për gjelbërimin do të zgjidhet dhe problemi i ndriçimit në këtë zonë, i cili është realizuar dy herë, në vitet 2009 dhe 2013, por që është vjedhur.
Drejtori i Ndërmarjes së Gjelbërimit siguroi sot se puna e nisur për mbjelljen e pemëve të reja do të vazhdojë.
Kryetari i rajonit nr 1, Mirel Konomi nga ana tjetër i bëri thirrje qytetarëve e banorëve të këtij rajoni që të ruajnë hapësirat publike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com