8-mujori, ministrja teknike
“zeron” suficitin buxheto

Ministria e Financave ka shënuar sërish në gusht një rezultat pozitiv të performancës së realizimit të zërave kryesorë të buxhetit të shtetit 2017, duke rritur të ardhurat me rreth 134 milionë euro më shumë nga një vit më parë. Por, duke rritur edhe me 236 milionë euro shpenzimet në total.

Në këtë mënyrë, nga 6.3 miliardë lekë që e gjeti suficitin buxhetor në maj, kur erdhi në krye të ministrisë së Financave, ministrja teknike Helga Vukaj, e caktuar nga PD në bazë të marrëveshjes parazgjedhore mes dy partive kryesore politike, situatën e la me vetëm 101 milionë lekë suficit. Shifra është 63 herë më e vogël se ajo e muajit maj dhe, madje, 136 herë më e vogël se suficiti i regjistruar në gusht të vitit të kaluar (13.6 miliardë).

Në total, të ardhurat si 8-mujor shënuan 284.3 miliardë lekë, nga 266.5 miliardë lekë të një viti më parë për të njejtën periudhë, me një rritje vjetore në masën 6.7 për qind. Shifër rritjeje edhe më të lartë kanë shënuar të ardhurat nga akciza, 9.4%, duke u rritur në 30.2 miliardë lekë, nga 27.6 miliardë një vit më parë. Pagesat e kontributeve për sigurimet shoqërore gjithashtu shënojnë një rritje të kënaqshme në masën 10.2 për qind krahasuar me janar-gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që 7 për qind është rritja e atyre të sigurimit shëndetësor.

Pushteti vendor, nga ana e tij, ka një performancë shumë më të lartë, me rritje 34.3 për qind, si pasojë edhe e ndryshimeve fiskale që pasojnë reformën administrative.Me tejkalim nga vjet rezulton edhe tatimfitimi, nga 19.8 miliardë, në 21.1 miliardë lekë, ndërkohë që rezultat megativ ka shënuar tatimi mbi të ardhurat personale, me minus 0.4 për qind.

Sa u takon shpenzimeve, ato janë realizuar me ritme shumë më të larta se vitet e kaluara, duke kapur nivelin e 284.2 miliardë lekëve, nga 252.9 miliardë në 8-mujorin e vitit 2016, me një rritje prej 12.4 përqindësj. Në këtë kuadër, një rritje prej 32.7 miliardë lekësh kanë patur investimet, që kanë qenë pika më e dobët e katër viteve të fundit. Gjatë periudhës janar-gusht 2017 janë bërë shpenzime kapitale me vlerë 34.9 miliardë lekë, nga 26.3 miliardë lekë që ishte vlera e tyre një vit më parë në të njejtën periudhë.   

suficiti buxhetor
(Realizimi zërave kryesorë të buxhetit të shtetit për periudhën janar - gusht 2017)

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë

Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë