8 policë u plagosën gjatë protestës te ‘5 Maji’, reagon Gledis Nano: Janë në gjendje të mirë shëndetësore! Zbulimi i "shtëpitë e barit", efektivët të bashkëpunojnë me OSHEE për evidentimin e tyre

Nga Vlora drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar në lidhje me plagosjen e 8 efektivëve të cilët u përplasën me banorët e ‘5 Majit’ gjatë protestës së këtyre të fundit për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Nano tha se ato janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

‘Policët e lënduar gjatë shembjeve në 5 Maj janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin mjekimin në spitalin përkatës.’- tha Nano.

Duke u ndalur tek aksionet e policisë për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, gjatë takimit që zhvilloi me efektivët në fshatin Kote, Nano tha se policia të bashkëpunojë me OSHEE për të evidentuar laboratorët e drogës.

Nano u shpreh se problematike e kohëve të fundit është kultivimi i drogës me llapa përmes "shtëpive të barit" dhe për këtë efektivët duhet të punojnë si në zbulimin në terrin por edhe monitorimin e territorit me dronë e helikopterë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Zbulimi i "shtëpive të barit", Nano nga Vlora: Efektivët të bashkëpunojnë me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës

Policia të bashkëpunojë me OSHEE për të evidentuar laboratorët e drogës. Ky ishte mesazhi që kryepolici Gledis Nano dha nga Vlora gjatë takimit që zhvilloi me efektivët në fshatin Kote. Nano tha se problematike e kohëve të fundit është kultivimi i drogës me llapa përmes "shtëpive të barit" dhe për këtë efektivët duhet të punojnë si në zbulimin në terrin por edhe monitorimin e territorit me dronë e helikopterë.

"Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llampa, dhe OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopter. Nuk jam këtu për t'ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës. Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar", tha Nano.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë