8 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID në vendin tonë, mes tyre dhe një 33-vjeçare! Shënohen 768 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

8 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID në vendin tonë, mes tyre dhe një 33-vjeçare! Shënohen 768 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

8 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit, mes tyre dhe një 33-vjeçare nga Tirana. Siç raporton ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj të përditshëm, betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.  Ndërkohë nga 5005 testime të kryera, 768 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ku numrin më të lartë të rasteve të reja e ka Tirana me 267 raste, e ndjekur nga më pas nga Fieri.

Sakaq gjendje në spitale paraqitet e qetë, pasi numri i pacientëve të shtruar ka rënë, krahasuar me ditët e mëparshme. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. 

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

768 qytetarë pozitiv në këto bashki: 

267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd. 

Statistika (23 Shtator 2021) 

Raste të reja ditore        768
Të shëruar në 24 orë      986
Të shtruar në spitale       217
Humbje jete në 24 orë     8
Testime ditore                 5005 

Testime totale              1,171,445
Raste pozitive               165,864
Raste të shëruara           150,998
Raste Aktive                   12,257 
Humbje jete                     2,609 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             5454
Shkodër          1138
Durrës             1105
Fier                  1132
Vlorë               689
Elbasan           623
Lezhë              542
Berat               487
Kukës              304
Korçë              296
Gjirokastër      255
Dibër                232

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë