8 ushqime kundër dhimbjes së fytit... ja disa kura natyrale

8 ushqime kundër dhimbjes së fytit... ja disa kura natyrale

Foto ilustruese

Megjithëse në prag të pranverës me ndryshimin e temperaturave ftohja dhe gripi bëhen më prezente se kurrë.

Një nga ndjesitë më shqetësuese është ajo e gërvishtjes dhe dhimbjes së fytit sidmos gjatë natës.

Nëse ndjeni se jeni në prag gripi apo ju dhemb fyti ndiqni këshillat tona si më poshtë.

Turmerik

Turmeriku është i njohur për vetitë e tij antioksidante dhe anti inflamatore falë një përbërësi aktiv të quajtur kurkumin.

Pluhurin e turmerikut mund ta përdorni kudo në pije, supë apo çaj.

Vezët e rrahura

Jo vetëm sepse janë të thjeshta për tu përtypur, vezët janë të pasura me acide yndyrore si omega – 6 të cilat ndihmojnë me inflamacionin.

Mjaltë dhe limon

Një nga kurat më të famshme dhe efikase.

Mjalti me limonin janë përdorur ndër shekuj për të kuruar dhimbjet e fytit pasi kanë veti pastruese dhe qetësuese.

Mund ta përzieni me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni si çaj.

Lakra

Në antikitet për të kuruar dhimbjet e fytit mbështillnin rreth tij një gjethe të madhe lakre.

AgroWeb.org ju rekomandojmë ta konsumoni lakrën për të kuruar fytin tuaj.

Lakra është e pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe sulfure të cilat luftojnë infeksionet dhe hdimbjet e fytit.

Tërshëra

Tërshëra është vakti perfekt kur jeni të sëmurë. E pasur me fibra dhe nutrient ndihmon trupin tuaj të luftojë sëmundjet.

Nga ana tjetër tërshëra është e pasur me omega 3, folate dhe potassium që do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

Pure patatesh

Ushqimet e buta siç janë patatet e shtypura janë të thjeshta për t’u ngrënë kur keni problem të fytit.

Të shijshme dhe pa dhimbje për tu ngrënë.

Çaj kamomil

Kamomili është një tjetër barishte shumë e njohur për kurimin e dhimbjeve të fytit.

Kryesisht për vetitë e tij qetësuese kundra dhimbjeve të trupit.

Kanellë

Kjo erëz aromatike përveçse shumë e shijshme ndihmon në dhimbjet e fytit.

Kjo sepse kanella ka veti antibakteriale dhe antioskidante, dy miq të mirë të fytit tuaj./AgroWeb.org

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve