Lufta i ka detyruar sirianët të largohen nga vendi i tyre për një jetë më të paqtë. Po për shumë nga ata gjërat vazhdojnë të jenë të vështira edhe pse lufta është pak më larg. Ata që i vuajnë më tepër kaosin dhe pasojat e luftës janë fëmijët.

Daily Mail përmes një artikulli ka sjellë histrorinë e disa fëmijëve sirianë të vendosur në Liban, që në moshë të vogël detyrohen të punojnë për të mbajtur shtëpinë. Ata janë rreth moshës 8 vjeç dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda. Këta djem do duhet të ishin në shkollë por jeta i ka detyruar të jenë burrat e shtëpisë.

Njëri nga djemtë 8-vjeçarë ka rrëfyer se së bashku me vëllain e tij zgjohet në 3 të mëngjesit për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave që ndodhet në një gurore pranë banesës së tyre. Ata janë i vetmi burim të ardhurash për nënën dhe motrat e tyre.

femijet siriane

femijet siriane

femijet siriane

femijet siriane

femijet siriane

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com