8 vjedhje në dy muaj, arrestohet ‘tmerri’ i durrsakëve! Pranga edhe 37 vjeçarit, iu gjetën uniforma policie, vepra historike arti, drogë dhe makineta për lojëra fati
Te sekuestruara nga policia
Andrea Dervishi 19-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit akuzohet për dy vjedhje të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik.
Sipas policisë në banesa në lagjen 13 në Durrës ai ka marrë para, celularë si dhe bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja". Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë muajve qershor-korrik, konkretisht në banesat e shtetasve F. F., M. B., B. N., B. L., V. C., A. U., I. M., F. A., ku ka marrë vlera të ndryshme monetare, aparate celulare dhe bizhuteri floriri”, thotë policia.
Ndërkaq është arrestuar në flagrancë 37 vjeçari Dejvid Karaboja, pasi ju gjetën 40 porcione me heroinë dhe 11 porcione me kokainë. Denis Kapidanit pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij ju gjetën disa sende të kundraligjshme, si makineta për lojra fati, lëndë narkotike cannabis etje.
“Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në një ambient në lagjen nr.15, Durrës, në pronësi të shtetasit D. K., 37 vjeç.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati”, thotë policia.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.1%
-
Jo
56.3%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite pa shtëpi, 30 familje protestojnë në Durrës! Thirrje Ramës: Zgjidhje ose e çojmë në SPAK!
24 Shkurt, 16:04
-
Vota e Diasporës/ Kalon mbi 177 mijë numri i emigrantëve të regjistruar, më shumë se 221 mijë kërkesa! Kryeson Tirana me rreth 31%, Kukësi qarku më i dobët
24 Shkurt, 15:00
-
Tiranë/ Arrestohet hajduti ‘serial’ i supermarketeve, u kap nga kamerat e sigurisë
24 Shkurt, 10:53
-
Shisnin kokainë afër shkollave në Kavajë, 'Dimri' arreston 13 persona, një në kërkim dhe një nën hetim! Sekuestrohet drogë, armë, silenciatorë dhe bllokues valësh (EMRAT+VIDEO)
24 Shkurt, 09:30
-
Tiranë/ Vjedhje, kanosje dhe shitje narkotikësh, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim
23 Shkurt, 11:24
-
Durrës/ I dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, grabitje e kanosje, arrestohet Pllum Daci
23 Shkurt, 10:12
-
Tiranë/ I vjedh tregtares në makinë çantën me 47 milionë lekë, arrestohet 46 vjeçari nga Elbasani! Mjeti ishte parkuar tek Medreseja, kamerat kapin autorin (EMRI + VIDEO)
23 Shkurt, 09:25
-
KKTU miraton disa leje për kulla, hotele, rrugë dhe planin për 'Durana Tech Park' (LISTA)
21 Shkurt, 20:09
-
Projekti turistik i Portit të Durrësit/ Kushtetuesja rrëzon sërish PD: Nuk cenohet liria ekonomike, shteti aksioner me 33%
21 Shkurt, 18:22
-
Ekskluzive/ Pronat në Durrës mesatarisht 62% më shtrenjtë! Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m² (NDARJA SIPAS ZONAVE)
21 Shkurt, 15:31
-
'Qeveria të na shpëtojë nga llumi i zi', banorët pranë lumit Ishëm kërkojnë pastrimin e plehrave! Masterplani i Mjedisit mbetet në letër
21 Shkurt, 14:21
-
Meningjiti, normalizohet situata në Durrës! Prindërit rikthejnë fëmijët në shkollë pas një jave mungesë
21 Shkurt, 10:28