8 vjet Pavarësi, Majko: Kriza
po ia merr frymën Kosovës

8 vjet Pavarësi, Majko: Kriza<br />po ia merr frymën Kosovës
Pandeli Majko huazon shprehjen e aleatit qeverisës të PS-së, Ilir Meta kur komenton ndryshimet në qeveri. “Ishte momenti për impulse të reja”. Duke vlerësuar figurën e ish ministrit konservator Cani, Majko në një intervistë për Report Tv pohon se tashmë kërkohet një moment i ri, më vibrant dhe liberal.

"Kryeministri është duke bërë atë që bën çdo kryeministër kur mendon se situata në qeverisje e kërkon, tani unë po marr borxh një shprehje nga LSI partneri ynë në koalicion, kërkon impulse të reja. Tani kërkohet një moment i ri ndoshta pak më vibrant, deri diku dhe më liberal dhe unë shpresoj që të jetë gjithmon në funksion të një marrëdhënie sa më të mirë dhe funksionale me FMN dhe BB," u shpreh Majko.

Ish-kryeministri, ish-ministri i Mbrojtjes dhe tashmë kryetari i grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA, në parlamentin shqiptar, thotë se shqiptarët duhet ta bëjnë gjumin e qetë, muxhahedinët nuk përbëjnë asnjë rrezik. Të gjithë ata që kanë mbërritur në Shqipëri deri më tani kanë qenë nën ombrellën e OKB

"Askush nuk ka për të ardhur në Shqipëri me kobure në brez apo me me raketë në krahë. Janë njerëz të cilët dëshirojnë të mbijetojnë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë atë që kanë bërë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore me izraelitët," tha ai.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe reforma në drejtësi po përdoren nga opozita për kredo politike, vëren Majko.

"Mbase nga PD mendojnë se duke e vonuar, duke e rënduar deri diku procesin, kjo sigurisht e faktorizon këtë parti apo kreun e opozitës shqiptare," komentoi ish-kryeministri Majko.

Në 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pritshëmria për ish kryeministrin e luftës, ndryshon dukshëm nga realiteti.

"Midis palëve në Prishtinë duhet të këtë një negociatë të mirëfilltë dhe të tejkalojnë këtë krize politike e cila po ja merr frymën jo vetëm mënyrës së funksionimit së institucioneve por edhe një qeverisje solide e cila ka të bëjë mënyrën se si shteti i Kosovës po paraqitet përballë të tjerëve," deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?