8- vjetori i anëtarësimit në
Nato, Nishani: Arritje historike

8- vjetori i anëtarësimit në<br />Nato, Nishani: Arritje historike
Në kuadër të 8- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti Nishani ka përcjellë një mesazh urimi.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe të Komandantit i Përgjithshëm tëForcave të Armatosura, Nishani e ka cilësuar anëtarësimin në NATO më 4 prill 2017 si arritjen më të madhe historike që ka pasur vendi.
 
“Në historinë e gjatë e të vështirë të popullit shqiptar, anëtarësimi në NATO është arritja më e madhe historike, dhe merita e suksesi u takon të gjithëve që kontribuuan e vazhdojnë të kontribuojnë me dinjitet, duke bërë që flamuri kuq e zi të valëvitet krenar në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Afganistan kudo ku trupat paqeruajtëse dhe misionet e Aleancës shërbejnë me profesionalizëm e përkushtim”, shprehet Nishani.
 
Një hapësirë të veçantë në këtë urim, Nishani i ka dedikuar edhe të rënëve dëshmorë dhe kontributin e madh që ata kanë dhënë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm.
 
“Një urim i veçantë u shkon Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe burrave e grave që shërbejnë në to për sakrificat dhe vetëmohimin që kanë treguar gjatë gjithë këtyre viteve, madje duke numëruar madje edhe dëshmorë të rënë krah për krah me forcat aleate në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Nishani.
 
Në fund të urimit të tij, Kreu i Shtetit u ka siguaruar mbështetje të gjithë ushtarakëve , të cilët me kontributin e tyre kanë ndihmuar në lartësimin dhe promovimin e vlerave dhe parimeve botërore të hapësirës së lirisë e demokracisë anembanë botës.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve