8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Hashim Thaçi publikon logon zyrtare 

8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës<br />Hashim Thaçi publikon logon zyrtare 
Hashim Thaçi, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar logon zyrtare të manifestimit të këtij viti që përkon me  8-të vjetorin e Pavarësisë.

Thaçi këtë e ka bërë në rrjetin social “Facebook”  ku iu ka bërë thirrje simpatizantëve të tij që këtë logo ta vendosin edhe si coverphoto nëpër faqet e tyre në Facebook.

Shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2007 ai e konsideron si një kurorëzim të një rruge të mundimshme plot përpjekje e sakrifica të brezave të tërë që luftuan e ëndërruan për këtë ditë.

Ja çfarë shkruan Hashim Thaçi në Facebook
 
“Të nderuar miq, përvjetori i 8-të i Pavarësisë së Republikës së Kosovës është duke u afruar prandaj unë ju ftoj të vendosni edhe ju këtë cover festiv në faqen tuaj të facebook-ut. Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i një rruge të mundimshme plot përpjekje dhe sakrifica prandaj në nderim të gjithë atyre brezave që kanë ëndërruar, punuar dhe luftuar për ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot ju ftoj që ta festojmë të gjithë së bashku këtë ditë të papërsëritshme të historisë së popullit tone”



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin