TIRANE- Zbardhja e krimit makabër, ku Shaban Norja, 80 vjeç vret dhe më pas i pret kokën 18 vjeçares Ajshe Vata ka shokuar tërë banorët e fshatit Xhafëzotaj ku u shënua krimi pas mesnatës së 11 tetorit.
Gazetari i Tv A1 Report Arsen Rusta dhe operatori Ervin Daja kanë qenë pranë banesës së Shaban Norjes, por nuk kanë mundur të kontaktojnë njeri, pasi banesa që prej arrestimit të 80- vjeçarit është kyçur. Mësohet se i moshuari jetonte prej disa muajsh vetëm, pasi fëmijët e tij jetonin në Itali. Ndërkohë që para pak ditësh ishte kthyer dhe i biri.
Fqinjët e tij kanë rrëfyer për kamerën e A1 Report se kanë mbetur të shokuar dhe nuk e besojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen e tyre. “Ne e njohim për njeri të mirë. Sa kemi ardhur këtu s’kemi dëgjuar gjë për të, por nuk e di.
“Sa kam jetuar unë e njoh për të mirë e jo për të keq”- tregon një burrë i moshuar, rreth të 65-at banor i lagjes. Ai tregonte se bashkëshortja e Shaban Norjes jetonte 3 muajt e verës në Itali.
Pak ditë më parë në një intervistë ekskluzive per a1 report babai i Ajshe Vates do te deklaronte se nuk do të zhvillonte të 5-tat e vajzës pasi e kishte turpëruar me shtatzaninë e saj, ndërsa për autorin e vrasjes ai u shpreh se duhet të jëtë një kriminel me përvojë, për mënyren si ka kryer krimin dhe ne fakt policia e skedon si person që është dënuar me 9 vjet burg për tentativë vrasjeje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com