Sot ikona e kinematografisë Robert Ndrenika feston 80-vjetorin! Veliaj: Aktori i dashur për të gjithë

Sot ikona e kinematografisë Robert Ndrenika feston 80-vjetorin! Veliaj: Aktori i dashur për të gjithë

Robert Ndrenika

TIRANË- Aktori i madh i kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, feston sot ditën e tij të lindjes. Sot Ndrenika mbush 80-vjeç, e ndërsa një pjesë e mirë e jetës së tij është në ekran, ku i ka dhuruar shqiptarëve role të arrira në të gjithë filmat që ka luajtur.

Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, interpretues i më shumë se 30 filmave, është i njohur për thjeshtësinë e tij e ndërsa është një vlerë e shtuar e artit shqiptar që përfaqëson historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij. Një aktor i madh i kombit tonë, që i jepte ngjyra artistike skenave dhe ekraneve bardhezi, ndërsa ende ka një vend të veçantë në zemrën e publikut.

Në këtë ditë të shënuar për të, ka pasur edhe një reagim nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Gëzuar 80-të vjetorin i miri Robert Ndrenika - aktorit të dashur për të gjithë!”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social Facebook.

Kush është Robert Ndrenika?
Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Robert Ndrenika ka pasur një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, që e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër. Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe u rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.

Aktori i shquar i kinemasë dhe teatrit shqiptar, ka një veçori në interpretimet e tij, shumica e roleve të tij ishin personazhe që, në atë kohë (para viteve ‘90), cilësoheshin negative. Por mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e këtyre personazheve nga Robert Ndrenika i gdhendi ata në mendjen e shikuesve aq fort sa vetë Roberti shpesh herë thirrej me emrat e personazheve të tij. Ai gjithmonë e ka parë armë të fortë mbështetjen ndaj artit, për zhvillimin e çdo shoqërie, edhe për Shqipërinë.

Filmat
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dallget e jetes: 10/01/2022 16:47

    Gezuar Ditelindjen dhe u befsh 180 vjeç o i madhi, legjendari dhe njeriu i Vertete, i Ndershem dhe Madheshtor Robert NDRENIKA. Kalofsh nje jete plot gezim, Paqe, e Lumturi e Begati Ju dhe te gjithe te dashurit, miqte e shoket Tuaj kudo ku jane.

    Përgjigju
  • Tironci 24 karat: 10/01/2022 16:19

    Berto mos na genje neve per moshen tate Ne njofim kahone ty Ti ke qene ma i vogli i lagjes Ne si kena mush akoma ato vjec na dole ti sot me na tregu se kom ditlindjen e 80 ma i vogli lagjes E megjithe ate urimin po ta jap Festofsh kete dite per shume Vite o Gjigandi i Kinematografise dhe Teatrit Kombetar Shqipetar Shendet e lumturi me te dashurit e tu qe ti do Zemra jote e madhe????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?