81 mijë vende pune të reja, Basha
'Mashtrim i qeverisë së papunësisë'

81 mijë vende pune të reja, Basha<br />'Mashtrim i qeverisë së papunësisë'
Pavarësisht se shifrat e dhëna nga INSTAT, një institucion i pavarur, për papunësinë janë të përafërta me të qeverisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar një mashtrim.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se është një gënjeshtër e madhe se në Shqipëri janë hapur 81 mijë vende punë, duke iu referuar shifrave të qeverisë.
 
“Qeveria e papunësisë thotë se ka hapur në një vit mbi 81 mije vende të reja pune. Me këto gënjeshtra del se kane hapur 4 here me shume se Amerika. Duke ruajtur raportet e popullsisë Amerikanet kanë hapur rreth 7 mije vende pune te reja për çdo një milion banorë gjatë 2014. Ndërsa mashtruesit e rilindjes paskan hapur mbi 27 mije për një milion banore!!! A mundet nje ekonomi ne krize si e jona te hape 4 here me shume vende pune se një ekonomi ne rritje si e ShBA???” shkruan Basha.
 
Sipas dyshja Rama-Meta mashtrojnë popullin me këto të dhëna për punësimin.
 

fb basha



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës