​1 prilli i Metës dhe Ramës, çfarë
ndodhi katër vite më parë?
FOTO/PS zbret në fushën e lojës, përgjigjet LSI

​1 prilli i Metës dhe Ramës, çfarë<br />ndodhi katër vite më parë?<br />FOTO/PS zbret në fushën e lojës, përgjigjet LSI
Po përse ka hyrë në historinë e politikës shqiptare, 1 prilli, përveç si dita tradicionale e gënjeshtrave?
 
1 prilli i vitit 2013, ishte dita kur Edi Rama e Ilir Meta, vendosen të bashkohen në koalicion kundër Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
 
Parti me të cilën Ilir Meta qeveriste prej 4 vitesh.
 
Pikërisht atë ditë, Ilir Meta i deklaroi Berishës në zyrën e tij në Kryeministri divorcin e LSI nga PD.
 
Pak orë më pas, Edi Rama lëshoi nga selia e PS kërkesën zyrtare për aleancë me Metën, që u pranua pak ditë më pas nga ky i fundit.
 
2 liderët firmosën në Shkodër brenda prillit kontratën e bashkëpunimit në sytë e shumë drejtuesve ndërkombëtarë të së majtës.
 
Kontrata përmbante 15 pika të cilat shpeshherë palët akuzojnë njëri-tjetrin se janë shkelur.
 
Gjatë 4 viteve në qeverinë e koalicionit u ndryshuan 8 ministra nga të dy palët. 

kontrata ps-lsi
(Pikat e kontratës PS-LSI)

rama meta
(Prill 2013, momenti i firmosjes së marrëveshjes nga Rama e Meta)

PS-LSI shënojnë sot 4-vjetorin e marrëveshjes politike që shënoi rikthimin e të majtës në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Ndonëse duhet të ishte moment entuziazmi, një gjë e tillë nuk duket, kjo pasi të dyja forcat i kanë hyrës garës me njëra-tjetrën duke treguar muskujt 3 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

1 prill 2017, PS zbret në fushë, përgjigjet LSI
Një prilli ka kaluar si një ditë e zakonshme fundjave mes PS e LSI, pa asnjë lajm mbi vazhdimësinë e koalicionit.

Të dy forcat nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata të forta si gjatë këtyre ditëve, por janë përballur nëpërmjet simbolikave. 

Dy forcat kryesore të mazhorancës kanë nisur këtë të shtunë, e cila shënon 4-vjetorin e paktit Rama-Meta, një garë force në distancë për të treguar muskujt.
 
Fillimisht ka qenë kryeministri Edi Rama i cili në shoqërinë e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj zhvilluan një lojë basketbolli te liqeni artificial.
 
rama rama
(Rama luan basketboll te liqeni)

Edhe koordinatori i PS për Tiranën, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka shfrytëzuar këtë 1 prill duke luajtur volejboll me të rinjtë e Pezës.
 
"Live nga Peza - Ne luajme, Ne fitojme :)", shkruan Tahiri në Facebook, duke postuar edhe videon nga loja e zhvilluar mesditën e kësaj të shtune.
 
Por pas këtyre "thumbimeve" të PS pikërisht në 1 prill, nuk ka vonuar përgjigjja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Përgjigjet LSI
Emiljano Aleksi, këshilltari i Ilir Metës, ka postuar në Facebook një karikature të Ilir Metës si shtangist me mbishkrimin: "Ne luajmë me pesha të rënda". 

meta
(Përgjigjja e LSI për PS-në)

Ndërkaq, Monika kryemadhi ka shmangur komentet për fatin e koaliconit nga Përrenjasi ku së bashku me të rinjtë e partisë dhe Edmond Haxhinaston po mbillnin pemë.

Detyra për të sqaruar se nuk ishte vendosur ende asgjë me PS-së dhe sesi synohet të jetë marrëveshja e re, iu la këtij të fundit.
 
PS-LSI shënojnë sot 4-vjetorin e marrëveshjes politike që shënoi rikthimin e të majtës në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndonëse duhet të ishte moment entuziazmi, një gjë e tillë nuk duket, kjo pasi të dyja forcat i kanë hyrës garës me njëra-tjetrën duke treguar muskujt 3 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare. 

LSI s'ka vendim për koalicionin
LSI akoma nuk është shprehur akoma nëse do vazhdojë me PS-së në koalicion apo do futet e vetme në zgjedhje, ose në edhe me PD-në.

Përpos përplasjeve e akuzave të krerëve më të lartë të LSI-së ndaj ministrave të PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur edhe hapa faktikë, si mospjesmarrja në zgjedhjet e Kavajës, çka dëshmojnë për krisje të koalicionit.

Nga Përrenjasi, Edmond Haxhinasto tha se nuk ka akoma një vendim për këtë çeshtje dhe sapo të merret vendimi do merret vesh.

“Të jeni të bindur që në momentin që do të merret një vendim për këtë çështje do e merrni vesh. E rëndësishme është që koalicionet të jenë funksionale, serioze. Marrëveshjet të bëhen të elaboruara, të detajuara në mënyrë që secila nga palët të ketë shumë mirë të përcaktuara cilat janë përgjegjësitë e përbashkëta dhe sigurisht, kjo do të jetë e rëndësishme edhe në momentin e llogaridhënies”, deklaroi Edmond Haxhinasto.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve