​1 prilli, PS luan basketboll e
volejboll, ja përgjigja e LSI

​1 prilli, PS luan basketboll e<br />volejboll, ja përgjigja e LSI
1 prilli ka kaluar si një ditë e zakonshme fundjave mes PS e LSI, pa asnjë lajm mbi vazhdimësinë e koalicionit.

Të dy forcat nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata të forta si gjatë këtyre ditëve, por janë përballur nëpërmjet simbolikave. 

Dy forcat kryesore të mazhorancës kanë nisur këtë të shtunë, e cila shënon 4-vjetorin e paktit Rama-Meta, një garë force në distancë për të treguar muskujt.
 
Rama dhe Veliaj luajnë basketboll te liqeni
Fillimisht ka qenë kryeministri Edi Rama i cili në shoqërinë e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj zhvilluan një lojë basketbolli te liqeni artificial

[gallery]21665[/gallery]
Që të dy i janë bashkuar një grupi të rinjsh nga shkolla “Sami Frashëri” dhe “Qemal Stafa” duke zhvilluar një ndeshje basketbolli në fushat e reja te kompleksi më i madh multisportiv i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

 Edhe koordinatori i PS për Tiranën, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka shfrytëzuar këtë 1 prill duke luajtur volejboll me të rinjtë e Pezës.
 
"Live nga Peza - Ne luajme, Ne fitojme :)", shkruan Tahiri në Facebook.
tahiri
(Tahiri volejboll me të rinjtë në Pezë)
 
Por nuk ka vonuar përgjigja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Përgjigjet LSI
Emiljano Aleksi, këshilltari i Ilir Metës, ka postuar në Facebook një karikature të kreut të LSI si shtangist me mbishkrimin: "Ne luajmë me pesha të rënda". 

Reagimi i Aleksit erdhi pas zbritjes në fushën e basketbollit dhe volejbollit të përfaqësuesve të lartë të PS, pikërisht më 1 prill, datë kjo e memorizuar si momenti që shënoi pikënisjen e marrëveshjes PS-LSI. Pakt i cili u firmos në Shkodër disa ditë më pas dhe që çoi në rikthimin e të majtës në pushtet në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.  
 meta
(Karikatura e Ilir Metës si shtangist)

Ndërkaq, Monika kryemadhi ka shmangur komentet për fatin e koaliconit nga Përrenjasi ku së bashku me të rinjtë e partisë dhe Edmond Haxhinaston po mbillnin pemë.

Detyra për të sqaruar se nuk ishte vendosur ende asgjë me PS-së dhe sesi synohet të jetë marrëveshja e re, iu la këtij të fundit.
 
PS-LSI 4-vjet bashkë Haxhinasto: S'kemi vendosur për 18 qershorin
Sot bëhen 4 vite nga marrveshja PS-LSI dhe pritet nëse pakti do të rinovohet apo jo.

LSI akoma nuk është shprehur akoma nëse do vazhdojë me PS-së në koalicion apo do futet e vetme në zgjedhje, ose në edhe me PD-në.

Përpos përplasjeve e akuzave të krerëve më të lartë të LSI-së ndaj ministrave të PS-së, Lëvizaja Socialistë për Integrim ka hedhur edhe hapa faktikë, si mospjesmarrja në zgjedhjet e Kavajës, çka dëshmojnë për krisje të koalicionit.

Nga Përrenjasi, Edmond Haxhinasto tha se nuk ka akoma një vendim për këtë çeshtje dhe sapo të merret vendimi do merret vesh.

“Të jeni të bindur që në momentin që do të merret një vendim për këtë çështje do e merrni vesh. E rëndësishme është që koalicionet të jenë funksionale, serioze. Marrëveshjet të bëhen të elaboruara, të detajuara në mënyrë që secila nga palët të ketë shumë mirë të përcaktuara cilat janë përgjegjësitë e përbashkëta dhe sigurisht, kjo do të jetë e rëndësishme edhe në momentin e llogaridhënies”, deklaroi Edmond Haxhinasto.

Ai thotë se koalicioni ka arritur të realizojë gjëra pozitive, por shton se ka aspekte të rëndësishme që mund dhe duhet të ishin bërë ndryshe e një nga këto aspekte, për LSI-në është edhe arsimi.

Kjo nuk është një çështje politike, kjo është çështje e përqasjes që ne kemi për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse projektojmë një zhvillim më të shpejtë të Shqipërisë, nëse projektojmë një zhvillim me ritme më të larta të ekonomisë, nëse projektojmë një Shqipëri europiane, edhe sistemi arsimor duhet t’i përgjigjet në mënyrën më efikase këtyre sfidave. Mendoj se ka shumë për të bërë. Edhe kryetari i LSI-së u shpreh qartë për vizionin që ka LSI për ato gjëra që duhen bërë në arsim, në mënyrë që brezi i ri të jetë në lartësinë e sfidave për t’u integruar në mënyrën më dinjitoze në BE”, shton ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi