​40 profesionistë të shëndetësisë nga
Kosova këtë vit trajnohen në Turqi

​40 profesionistë të shëndetësisë nga<br />Kosova këtë vit trajnohen në Turqi
PRISHTINE- Gjatë Javës së dytë shëndetësore Kosovë-Turqi, prej 3 deri më 10 maj, 21 ekspertët mjekësorë nga Turqia dhe Kosova do të kryejnë procedura të ndryshme diagnostiko dhe terapeutike në Kardiokirurgji, Kardiologji invazive, Gjinekologji, Kirurgji plastike, ORL, Gastroenterologji, Radiologji, Onkologji dhe Kirurgji e djegieve.

Sa i përket trajnimit të stafit mjekësor, për këtë vit është parashikuar trajnimi i 40 profesionistëve shëndetësorë nga fushat e ndryshme mjekësore.

Po ashtu, delegacioni i Turqisë, ka sjellë edhe një donacion, mjete të shërbimeve mjekësore të ndryshme që do të nevojiten për ndërhyrje mjekësore.

Me këtë bashkëpunim, po dëshmohet se ministria e Shëndetësisë së Turqisë është duke i dhënë një rëndësi të veçantë shëndetësisë në Kosovës, si dhe shkëmbimi i kuadrove po garanton ngritjen e cilësisë së shëndetësisë në Kosovë.

Gjithashtu, me këtë bashkëpunim po synohet që specializantët kosovarë, të kenë njohurinë e duhur, në mënyrë që mos të kenë më nevojë nga shtetet e tjera të ndihmojnë për këtë sektor.

Kështu u tha nga përfaqësues të Turqisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, ku gjithashtu bënë të ditur se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë do të thellohet edhe më shumë.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se Turqia ka dhënë një kontribut të madh, në kuadër të bashkëpunimit që ka me Kosovën, ku çdo vit në Turqi trajtohen 100 raste nga më të vështirat, falas, që sipas Aganit, QKUK-ja ende nuk i ka kushtet e duhura për trajtimin e këtyre pacientëve.

Tha se këtë vit në Turqi do të trajnohen 40 doktorë të lëmive të ndryshme.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike