​​Australi, Policia po trajton si "incident
terrorist", sulmin ku u vra një person

​​Australi, Policia po trajton si terrorist", sulmin ku u vra një person">
AUSTRALI- Rreth pasdites së të hënës, një refugjat afrikan i cili kishte lidhje me grupin terrorist al-Shabaab me bazë në Somali, ishte pas një sulmi të frymëzuar nga ISIS në rrugët e Melburnit, raporton DailyMail.

Yacqub Khayre vrau një burrë, plagosi tre oficerë policie dhe mori një grua peng në një rrethim dramatik prej dy orësh në një hotel në Rrugën e Gjirit, Brighton.

Policia tha se pengu ishte një punonjëse e seksit që Khayre kishte marrë me qira nëpërmjet një agjencie, duke u paraqitur si klient.

Refugjati 29-vjeçar vrau një nëpunës të pafajshëm australian, si pjesë e një kurthi të dyshuar, për të joshur policinë në apartamentet, "The Buckingham".

Tre policë u goditën nga fragmente plumbash, ndërsa Khayre u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri, duke i dhënë fund rrethimit dy orësh.

Personi, i cili kreu një akt të dyshuar terrorist ishte në liri me kusht pasi u burgos për tre vjet për grabitjen e një shtëpie nën efektin e drgoës, i armatosur me një thikë ku sulmoi një vajzë të re dhe babain e saj.

Është besuar gjithashtu që Khayre mund të ketë hequr byzylykun e GPS-it për të kryer sulmin fshehurazi, të frymëzuar nga udhëzimet e një reviste të propagandës së ISIS.

Revizta e lëshuar në maj, inkurajon terroristët që 'të joshin' pengjet dhe 't'i mbajnë viktimat e gjalla dhe të përmbahen, për të përhapur terrorin në zemrat e jobesimtarëve.

Një njoftim nga ISIS, merr përgjegjësinë për sulmin, por policia tha se nuk kishte dëshmi të bashkërendimit të tyre me Khayre.

"Ne ende nuk e dimë nëse kjo ishte diçka që ai po planifikonte vetëm ose nëse ishte një bashkpunim me ISIS. Ata gjithmonë kanë tendencë të marrin përgjegjësinë sa herë që ndodh diçka", tha kreu i policisë, Graham Ashton.

Ai tha se Khayre ishte liruar nga një akuzë si i dyshuar për të sulmuar një kazermë të ushtrisë së Sidneit në vitin 2009.

E shkuara e Khayre

Në vitin 1991, në moshën vetëm tre vjeçare, Khayre dhe familja e tij ikën nga Somalia e shkatërruar nga lufta, duke arritur në Australi për të jetuar me xhaxhain dhe gjyshin e tij.

I rritur në Gladstone Park, në veri të Melburnit, ai thuhet se ishte një nxënës i mirë në shkollë derisa gjyshi i tij vdiq dhe në moshën 12 vjeçare ai ra në "shoqëri të gabuar".

Prej aty ai filloi të kryejë krime të vogla, mes tyre vodhi makinën e xhaxhait të tij në vitin 2006.

Në vitin 2007, ai u akuzua për grabitje të armatosura në një tren në Melbourne, duke plagosur me thikë një person.

Ai ishte midis pesë burrave të akuzuar për planifikimin e një sulmi terrorist në kazermat e ushtrisë Holsëorthy, të cilët kishin planifikuar të hynin në bazën e sigurt dhe të vriste sa më shumë personel të ushtrisë që të ishte e mundur. Khayre ishte një nga dy personat që u liruan.

Pasi u lirua nga akuzat për terrorizëm, Khayre u burgos për tre vjet për kryerjen e një grabitjen e një shtëpie nën efektin e drgoës, i armatosur me një thikë dhe sulmoi një vajzë të re dhe babain e saj.

Dhe pse ishte një i njohur për policinë e antiterrorizmit, ai u konsiderua si rrezik i ulët dhe u lirua me kusht, para se të kryente sulmin në Melburn.

[gallery]22579[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha