​Aeroporti merr emrin e lojtarit të
njohur, kundërshtojnë qytetarët

​Aeroporti merr emrin e lojtarit të<br />njohur, kundërshtojnë qytetarët
Ishulli Madeira që ndodhet në Portugali, siç duket po kthehet në ishullin “Cristiano Ronaldo-s”. Aeroporti i këtij ishulli që ndodhet në Atlantik ka marrë emrin “Aeroporto Cristiano Ronaldo”.
 
Ky vendim për të emëruar aeroportin në nder të Ronaldo-s, u mor që në korrikun e kaluar kur Portugalia fitoi Euro 2016. Ceremonia për emërtimin e aeroportit u zhvillua këtë mëngjes, dhe u ndoq edhe nga vetë lojtari.

“Teksa shikoj që aeroporti merr ermin tim është diçka e veçantë. Unë jam krenar për rrënjat e mia dhe vendin tim. Unë jam i lumtur dhe i nderuar, por unë nuk jam hipokrit dhe unë e di se disa njerëz nuk pajtohen, disa edhe që janë këtu tani, por ne të gjithë kemi të drejtën të shprehim mendimin tonë”, ka thënë Ronaldo.
 
Gjithashtu Ronaldo emërimin e emrit të aeroportit me emrin e tij e ka konsideruar si përgjegjësi të madhe dhe që do i përkushtohet vendit.
 
"Unë e di përgjegjësinë kam, gjithmonë do të përpiqet të denjoj Portugalinë dhe në veçanti Madeira, me përkushtimin, shpirtin e sakrificës dhe pasion, siç kam bërë gjithmonë deri më tani", ka thënë Cristiano Ronaldo.

Në javën e kaluar punëtorët kanë vendosur një fotografi të tijën mbi hyrjen kryesore. Njeriu më i famshëm i atij vendi ka që tani një muze të tijin, një hotel dhe një statujë.
Në ceremoninë ishin të pranishëm edhe Presidenti, Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministri, Antonio Costa, dhe Presidenti iQeverisë Rajonale Madeira, Miguel Albuquerque. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar