AFGANISTAN- Autoritetet kanë bërë të ditur se 5 policë janë vrarë pas hyrjes së një grupi talibanësh të armatosur në një kamp në perëndim të provincës Farah, gjatë orëve të para të ditës së premte.
Zëdhënësi i policisë në Farah, Eqbal Baher, ka thënë se sulmi në distriktin Sheb Koh u ndal pas dërgimit të forcave shtesë nga qeveria.
Shefi i policisë, Abdul Marouf Folad ka thënë se nëntë talibanë janë vrarë gjatë luftimeve në kamp.
Gjatë takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, më 29 qershor në Bruksel, u premtua rritja e numrit të forcave për të ndihmuar trajnimin e ushtrisë në Afganistan.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com