​Afganistan, tetë të vdekur nga sulmi 
i ISIS mbi autokolonën e NATO-s

​Afganistan, tetë të vdekur nga sulmi <br />i ISIS mbi autokolonën e NATO-s
Grupi i Shtetit Islamik, goditi sot një autokolonë të NATO-s në qendër të Kabulit duke shkaktuar të paktën tetë të vdekur dhe 28 të plagosur, tre prej të cilëve ushatarë të huaj.
 
“Viktimat nga shpërthimi, që ndodhi në orët e para të mëngjesit, janë në pjesën më të madhe civilë”, ka theksuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Najib Danish.
 
NATO njoftoi se tre ushtarë të koalicionit ishin plagosur nga sulmi mbi autokolonën.
 
ISIS, mori përsipër atentatin nëpërmjet një njoftimi në agjensinë e propagandës Amaq, duke konfirmuar se sulmi ishte kryer nga një kamikaz, i cili kishte shpërthyer eksplozivët brenda një makine në çastin kur po kalonte autokolona.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin