​Afron festivali “Jazz in Albania”,
më 18 korrik tek Hotel Rogne

​Afron festivali “Jazz in Albania”,<br />më 18 korrik tek Hotel Rogne
Edhe pak ditë mbeten nga fillimi i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it që do të mbahet në datën 18 korrik ora 21.00 në ambientet e Hotel Rogner.
 
"Jazz in Albania 2017" vjen në edicionin e VI të tij, duke shënuar kështu vazhdimësinë e një tradite muzikore që kryeqyteti dhe shumë nga qytetet turistike e mirëpresin gjatë sezonit të verës.
 
Më një shtrirje gjeografike të larmishme, edhe këtë vit, pjesëmarrësit dhe grupet muzikore do të vijnë nga Italia, Zvicra, Hungaria, Serbia, Hollanda, Izraeli, Egjipti, Polonia,  Greqia, Austria e më gjerë.
Nuk do të mungojë dhe pjesëmarrja e artistëve të njohur shqiptarë të kësaj rryme si Gent Rushi, Ermal Rodi, etj.
 
Në ambientet e Hotel Rogner festivali do të mbahet në një skenë moderne dhe do të vijojë me udhëtime nëpër Shqipëri deri në datën 26 korrik.
 
Festivali i Jazz-it do të udhëtojë edhe në qytetet Fier në teatrin e Apolonisë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, duke ndërthurur mjeshtërisht dhe natyrshëm turizmin kulturor me resurset dhe traditën e qyteteve turistike. 
 
Ky festival, ashtu si vete Jazz-i do të rizgjojë vokacionin muzikor dhe do të gjallërojë jetën e qytetit.
 
Organizatorët shprehen se ky festival u jep një mundësi dhe çel një dritare për të talentuarit e rinj muzikantë që të përqafojnë arritjet muzikore më të mira botërore.
 
Festivali Jazz in Albania do ta shndërrojë kryeqytetin dhe qytetet ku udhëton në pika të takimit artistik dhe turistik  të artistëve elitarë botërorë dhe atyre shqiptarë. 
 
Festivali i Jazz-it organizohet nga shoqata Syri Blu nën drejtimin artistik të mjeshtrit Gent Rushi, ku nuk mungon edhe mbështetja e partnerëve që janë miq të pandarë të artit e kulturës. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja