​Ahmetaj firmos Peticionin Pro
Vettingut: Opozita ta zhbllokojë

​Ahmetaj firmos Peticionin Pro<br />Vettingut: Opozita ta zhbllokojë
TIRANE-Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka firmosur sot Peticionin pro Vettingut dhe i ka bërë thirrje opozitës që të zhbllokojë këtë proces. Sipas Ahmetajt, Reforma në Drejtësi është e lidhur ngushtësisht me rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit.

“Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë dhe për këtë ne e dimë se përpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi”, ka thënë Ahmetaj.
 
Prandaj, ka vijuar ai, ashtu siç këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.
 
“Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve. Ti japin fund bllokimit. Refoma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara”, ka shtuar Ahmetaj.
 
Ahmetaj shtoi se ulja e mëtejshme e papunësisë është një lajm tjetër i mirë për qytetarët dhe ekonominë.
 
Një lajm tjetër i mirë është sipas tij edhe ulja e papunësisë tek të rinjtë, ndonëse, ka ende shumë punë për të bërë.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS