​Ahmetaj: Rritja e tregtisë me pakicë
tregues i qartë i shtimit të konsumit

TIRANE-Ministri i Financave Arben Ahmetaj e ka përkufizuar raportin e sotëm të INSTAT për rritjen e tregtisë me pakicë në tremujorin e fundit të vitit të shkuar si tregues i përmirësimit të qëndrueshëm të konsumit në vend.

Viti 2016 mbyllet me një tjetër konfirmim për ecurinë pozitive të konsumit, sikurse tregon edhe rritja e indeksit të tregtisë me pakicë. 8.6% më shumë në tremujorin e katërt 2016 krahasuar me 2015.

Edhe krahasuar me tremujorin paraardhës (T3 2016), trendi është tejet i mirë, me një rritje prej 3.6%, shkruan në rrjetin social Facebook Ahmetaj.
 
Ai thekson se kaluam tre vite të vështirë rimëkëmbje dhe konsolidimi, po tashmë ekonomia ka filluar të japë rezultatet e saj pozitive në cdo sektor.

“Prandaj është e rëndësishme të ecim përpara me reformat, mbi të gjitha reformën në drejtësi, në favor të rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, thekson Ahmetaj.

grafiku ahmetaj
(Grafiku qe ministri Arben Ahmetaj ka publikuar ne Facebook)

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?