Një ajsberg gjigant, një ndër dhjetë më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve, me sipërfaqe sa rajoni i Ligurias në Itali, mund të shkëputet e të përfundojë në oqean pranë Antarktidës.
Që nga muaji i kaluar është regjistruar dhe fotografuar një çarje e madhe gjatë platformës akullnajore Larsen C, e cila shtrihet gjatë bregut perëndimor të Antarktidës nga kepi Longing deri në zonën jugore të ishullit Haerst.
Nga vëzhgimet e NASA-s shihet se vetëm një rrip prej vetëm 20 kilometrash e mban të lidhur me platformën Larsen C masën me sipërfaqe 5 mijë kilometra katrorë.
Nëse do të shkëputej, masa gjigante do të përfundonte në det. Për momentin shkencëtarët nuk nxitohen, në të kaluarën platforma akullnajore Larsen C konsiderohej si e qëndrueshme. Por, ngrohja globale mund të sjellë në shpërbërjen e saj në vitet e ardhshëm dhe rritjen e nivelit të deteve të Tokës deri në 10 centimetra.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com