​Akademia e La Scalas, projekt për
rimëkëmbjen e operas shqiptare

​Akademia e La Scalas, projekt për<br />rimëkëmbjen e operas shqiptare
Drejtoresha e Përgjithshme e Akademisë së Teatrit të La Scalas, Luisa Vinci, dhe ekipi i saj kanë ardhur në Tiranë për platformën e menaxhimit të ri të Teatrit të Operës dhe Baletit, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i godinës.

Në një konferencë për median zonja Luisa Vinci u shpreh se projekti ka si synim bashkëpunimin me operat e dy vendeve që për fat janë në një distancë të afërt gjeografike.
 
“Jam shumë e gëzuar që jam këtu në Shqipëri për një projekt me përmasa të mëdha. Projekti bëhet kuadër të anëtarësimit të Teatrit të Operas në organizatën “Opera Europa”, pas vendosjes së kontakteve e modaliteteve të bashkëpunimit me teatro të tjerë të rajonit e më gjerë. Jam shumë e kënaqur që bashkë me projektin vjen edhe bashkëpunimi me i ri me Akademinë e Teatrit të La Scalas. Projekti do të finalizohet pas një vlerësimi të mundësive të financimit në një bashkëpunim mes Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Akademisë së La Scalas.
”, tha Vinci.
 
Ndërsa drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, Zana Çela u shpreh se qëllimi ynë është për t’i ofruar publikut, Teatrin e Operas 2020, në nivelin e ambicieve të inovacionit të Europës 2020.
 
Partnerët strategjikë dhe financues të këtij projekti janë: Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Cooperazzione Italiana, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.
 
Ndërkohë, zonja Lisa Vinci u shpreh se do të jetë partnere në vijimësi për të ndihmuar studentët shqiptarë, që sot studiojnë në disiplina të ndryshme të produksionit operistik pranë Akademisë së La Scalas.

“Bashkëpunimi me Akademinë e La Scalas synon përgatitjen e një stafi të kualifikuar, të aftë për të drejtuar në mënyrë profesionale infrastrukturën dhe materialet, paisjet e  teknologjisë së lartë dhe për të aplikuar standardet më të larta të produksioneve, që kanë nevojë për një eksperiencë të avancuar, të cilën do të na e ofrojë Akademia e La Scalas, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të këtij projekti”, u shpreh Zana Çela, duke shtuar më tej se baza e stafit të ardhshëm do te jenë ekipet teknike te stafit aktual të Teatrit, por edhe studentët shqiptarë, që sot studiojnë në disiplina të ndryshme të produksionit operistik pranë Akademise së La Scalas dhe që nesër mund te jenë pjesë e stafit tonë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur