Një aktiviste topless nga grupi feminist Femen sulmoi një statujë me përmasa reale të Donald Trump gjatë ceremonisë së prezantimit të saj në muzeun e veprave prej dylli në Madrid.

Gruaja çau rrugën duke shtyrë rojet e sigurisë dhe kapi statujën nga gjenitalet, teksa thërriste “kapeni patriarkinë për bo..sh”. Të njëjtat fjalë i kishte të shkruara edhe mbi shpinë.

Stafit të muzeut iu deshën disa minuta për ta shkëputur gruan e për ta nxjerrë jashtë nga dera e pasme.
Grupi aktivist mori përsipër përgjegjësinë, duke postuar në Twitter: “Femen sapo e kapi statujën e Trumpit për bo..sh në Madrid”.

Akti ishte në përgjigje të një regjistrimi të bërë publik në tetorin e shkuar, ku Trump flist për kapjen e grave “nga p...”.
Gonzalo Presa, shefi i komunikimit të muzeut, e quajti protestën “të pakëndshme” dhe tha se kishte shpresuar për t’i dhënë Trumpit një mirëseardhje speciale në Madrid.
“Nëse duan ta bëjnë këtë, le të shkojnë direkt tek ai. Këtu është shumë e lehtë”, tha Presa.

Femen, një grup ndërkombëtar që nisi në Ukrainë, njihet për përdorimin e lakuriqësisë në protestat për të drejtat e grave. /The Guardian/
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com