​Aktivitete e biznese pranë spitaleve
ministrja Manastirliu: Fund pushtimit

​Aktivitete e biznese pranë spitaleve<br />ministrja Manastirliu: Fund pushtimit
Pas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknur i cili deklaroi pastrimin e akseve Kombëtare nga njësitë tregtare e tabelat e reklamave, duket se ministrja e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu do të bëjë të njëjtën gjë.

Manastirliu ka bërë me dije se do të ndërmarrë një aksion për lirimin e territorit të spitaleve në të gjithë Shqipërinë nga aktivitete dhe biznese që nuk kanë lidhje me spitalet.

“Ne jemi të palëkundur në vendosmërinë për të pastruar një herë e mirë spitalet dhe qendrat shëndetësore nga aktivitetet dhe ndërtimet që jo vetëm s’kanë kurrfarë lidhje me to, por pengojnë veprimtarinë e tyre duke u kthyer në një faktor që dëmton ndjeshëm cilësinë e shërbimit që ne duam të ofrojmë. Aksioni ynë do shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe do mbështet nga të gjithë institucionet shtetërore. Pushtimi 25 vjeçar të spitaleve dhe qendrave shëndetësore nga aktivitete që s’kanë lidhje me spitalet do marrë fund një herë e mirë”, tha Manastirliu.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid