​Akuzat e Llallës,Lu:S'frikësohem
Reforma në Drejtësi do bëhet

​Akuzat e Llallës,Lu:S'frikësohem<br />Reforma në Drejtësi do bëhet
TIRANE-Një ditë pas akuzave të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, reagon ambasadori amerikan Donald Lu.

Ai shprehet se nuk është i frikësuar nga asnjë përpjekje që tenton të minojë procesin e Reformës në Drejtësi.
Lu garanton se Reforma në Drejtësi do të jetë një sukses i madh.

"Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim."

Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve, Lu vjen një ditë pas përplasjes që pati me Kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Ky i fundit e akuzoi ambasadorin amerikan për sjellje jodiplomate dhe se e ka shantazhuar për heqjen e vizës për përfitime personale. Sipas Llallës, presioni i LU ndaj tij dhe shumë prokurorëve të tjerë ka qenë i vazhdueshëm sa i ka dërguar dhe një letër Presidentit Nishani për ta vënë në dijeni mbi çështjen.

Më herët ishte Lu që akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm se ka bërë përpjekje për ndalur Reformën në Drejtësi. Sipas Lu, veprimet e Llallës kanë qenë antikushtetuese.

Pas deklaratave, Llalla e Lu patën takime me Presidentin Nishani, ndërsa ambasadori iu drejtua dhe kryeministrisë.

Kurse Llalla nëpërmjet një interviste televizive ritheksoi dhe njëherë akuzat ndaj ambasadorit Lu. Sipas Llallës, Lu dhe ambasadorë të tjerë i kanë kërkuar të hetojë politikanë të lartë, porse ky i fundit nuk ka pranuar me argumentin se nuk kishte prova.

Kjo përplasje nuk është komentuar nga politika, as e majta dhe as e djathta nuk kanë pranuar të mbajnë qëndrime ndaj Llallës apo Lu.

Të vetmit që kanë reaguar kanë qenë gjyqtarë e prokurorë që kanë kërkuar të dinë se përse u është revokuar viza nga ambasada amerikane.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra