​Akuzohet për ngacmim
seksual, Maradona e mohon

​Akuzohet për ngacmim<br />seksual, Maradona e mohon
Diego Maradona është akuzuar nga gazetarja ruse, Katerina Nadolskaya, për tentativë abuzimi.

Sipas gazetares ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në St. Petersburg, ku u luajt finalja e kupës së konfederatave.

Në një rrëfim për të përditshmen “El Mundo”, Nadolskaya tha se maratona u përpoq ta zhvishte në momentin që e ai e takoi për të dhënë një intervistë në një dhomë hoteli.

Por përfaqësuesit ligjorë të Maradona-s reaguan menjëherë duke përgënjeshtruar këtë histori të gazetares. Sipas tyre, ishte vetë Nadolskaya që nisi të zhvishej përpara se ta largonin nga dhoma.

Kjo ngjarje ndodhi pikërisht në prag të udhëtimit të Maradona-s në Napoli ku ai do të marrë titullin “Qytetar Nderi”.
Nadolskaya


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz