​Alarm në Porto Riko, diga e çarë
rrezikon jetën e mijëra njerëzve

​Alarm në Porto Riko, diga e çarë<br />rrezikon jetën e mijëra njerëzve
Një digë e çarë në Porto Riko nga uragani Maria rrezikon jetën e mijëra njerëzve që ndodhen në zonë.

Rreth 70 mijë njerëz që jetojnë poshtë digë janë urdhëruar të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur.

"Kjo është një situatë tejet e rrezikshme. Të gjitha zonat rreth lumit Guajataca duhet evakuar tani! Jetët tuaja janë në rrezik!”, njoftohet nëpër faqe të ndryshme në internet.

Por shumë pak njerëz e kanë parë këtë paralajmërim të shërbimit metereologjik kombëtar, për shkak se energjia elektrike mungon thuajse në të gjithë ishullin e dërrmuar nga Irma.

Qeveria e Porto Rikos tha se nuk komunikon dot me 40 nga 78 bashkitë në ishull, për shkak të shkatërrimit 85 % të telave të telefonit dhe internetit.

Autobusët janë nisur drejt zonave që duhen evakuuar, megjithëse shumë rrugë janë bllokuar nga përmbytjet dhe mbeturinat dhe autoritet nuk e dinë se çdo të gjejnë atje kur të mbërrijnë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë