​Alarmi i Blushit: Këtë javë mund
të mbetemi pa qeveri e president

​Alarmi i Blushit: Këtë javë mund<br />të mbetemi pa qeveri e president
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka deklaruar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se Shqipëria mund të mbetet pa qeveri duke nisur nga java që vjen.
 
Sipas tij, kriza po degradon çka mund të bëjë që vendi të mbetet edhe pa President, procedura për të cilin nis më 18 prill si dhe pa zgjedhje parlamentare.
 
"KRIZA PO HYN NË KRIZË
Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë",
shkruan Blushi në Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot