Alarmi i ekspertëve, kripa e
detit e përzierë me plastikë
Kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga ndotja plastike, duke shtuar frikën e ekspertëve se elementët mikroplastikë po shfaqen gjithandej në mjedis duke e gjetur rrugën në zinxhirin ushqimor përmes kripës në ushqimet tona.
Kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga ndotja plastike, duke shtuar frikën e ekspertëve se elementët mikroplastikë po shfaqen gjithandej në mjedis duke e gjetur rrugën në zinxhirin ushqimor përmes kripës në ushqimet tona.
Pas zbulimeve të kësaj jave të gazetës britanike 'The Guardian' rreth niveleve të kontaminimit plastik në ujin e rubinetit, studime të reja kanë treguar se grimcat e vogla janë gjetur në kripën e detit në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë, si dhe Kinë e tashmë në SHBA.
Studiuesit besojnë se pjesa më e madhe e ndotjes vjen nga mikrofibrat e plastikes dhe përdorimi i shisheve të ujit, artikujt që përbëjnë shumicën e mbeturinave plastike. Deri në 12.7 milion ton plastike hyn në oqeanet e botës çdo vit, ekuivalent me hedhjen e një kamioni mbetjesh plastike çdo minutë në oqeanet e botës, sipas Kombeve të Bashkuara.
“Jo vetëm që plastika është e përhapur në shoqërinë tonë sa i përket përdorimit të përditshëm, por ato janë të përhapura në mjedis”, tha Sherri Mason, profesor në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut i cili drejtoi hulumtimet më të fundit mbi ndotjen plastike në kripë.
“Plastika është e kudogjendur, në ajër, ujë, ushqim etj”. Hulumtimi i The Guardian tregon pranine e plastikes në 12 lloje të kripës duke përfshirë 10 lloje produktesh te kripës të blerë nga dyqanet ushqimore të SHBA.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.1%
-
Pak
40.5%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur! Zhupa: E turpshme!
27 Korrik, 21:20
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09