​Ambasadori britanik nga
Shkodra: Të zbatohet vettingu

​Ambasadori britanik nga<br />Shkodra: Të zbatohet vettingu
Ambasadori britanik në vendin tonë, Norman Duncan, ka zhvilluar një vizitë në Shkodër si pjesë e turit të tij në veri të vendit.

Nga Shkodra ai u shpreh se ndryshimi i Kushtetutës nuk është i mjaftueshëm dhe se aprovimi i ligjeve të reja duhet të shoqërohet edhe me zbatimin në praktikë të vettingut.
 
"Reforma në drejtësi është e rëndësishme për Shqipërinë, kemi qenë të kënaqur që kemi parë legjislacionin i cili është aprovuar. Por ndryshimi i Kushtetutës, apo aprovimi i ligjeve nuk është i mjaftueshëm në vetvete. Ajo që duam të shohim është që këto ndryshime në sektorin gjyqësor që konsistojnë në rivlerësimin e gjyqësorit, pra vettingu të zbatohet në mënyrën e duhur", tha Duncan.

Ambasadori Britanik vuri theksin tek lidhjet e forta të Britanisë me Shqipërinë, ndërsa tha se negative në këtë proces mbetet lidhja që kanë dy vendet nëpërmjet krimit te organizuar, ku një pjesë e madhe e kokainës administrohet nga individë me prejardhje shqiptare. Për këtë të dy vendet po bashkëpunojnë në eleminimin e tyre

“Marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë janë të mira. Fatkeqësisht kemi edhe elemente negativë në këtë mes”, tha Duncan..

Norman tha se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të mbështesë pa kushte Shqipërinë në arritjen e objektivave dhe forcimin e shtetit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë