​Anëtari i kryesisë: Basha të 
dorëhiqet dhe të shtyjë zgjedhjet

​Anëtari i kryesisë: Basha të <br />dorëhiqet dhe të shtyjë zgjedhjet
Një nga njerëzit më besnikë të Lulzim Bashës, Genti Malko ka argumentuar se Basha duhet të dorëhiqet dhe të shtyhen zgjedhjet.

Anëtari i kryesisë, njëkohësisht Shef i Departamentit të Pronave në PD ka pohuar se e ka mbështetur Bashën për t'u zgjedhur në krye të PD-së në 2013, ku shton se kjo ka qenë edhe në dëshirën e ish-liderit Sali Berisha.

Në një intervistë, Malko tregon se pse u zhgënjye prej kryetarit Basha, aq sa t’i kërkojë dorëheqjen.

Për herë të parë në 20 vjet që unë kontribuoj në PD, ju betohem që nuk më ka qëlluar të shoh një mungesë të tillë motivimi”, ka thënë ai ndër të tjera.

Gent Malko ishte protagonisti kryesor në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD ku u administruan kandidaturat për kryetar të kësaj partie. Ai propozoi dy amendamente për bërjen e analizës së humbjes dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Të dyja këto amendamente u rrëzuan me shumicë votash nga kryesia demokrate.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali