​Angela Merkel do të kandidojë
për një mandat të katërt

​Angela Merkel do të kandidojë<br />për një mandat të katërt
“Ajo do të kandidojë për Kancelare”. Kështu tha Norbert Roettgen i Bashkimit Kristian Demokrat, për CNN.

Pas kësaj deklarate mediat botërore kanë dalë me lajmin se kancelarja gjermane Angela Merkel do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme vitin e ardhshëm.

 “Ajo është e vendosur absolutisht, dhe e gatshme për të kontribuar në forcimin e rendit liberal ndërkombëtar”, ka thënë ndër tjerash Roettgen.

Gjermanët kanë qenë duke pritur për muaj të tërë për të pasur të qartë faktin nëse Merkel do të ndjekë një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ajo çfarë është e rëndësishme është fakti se një pjesë e madhe e elektoratit gjerman janë në kërkim të stabilitetit, në kohën kur Britania votoi pro largimit nga BE-ja, zgjedhja e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe rritja e lëvizjeve populiste në disa vende evropiane.

E nëse ajo bën një gjë të tillë, do të jetë favorite për të fituar, thonë ekspertët politikë, edhe pse ajo po përballet me një reagim të ashpër mbi politikat e refugjatëve në Gjermani dhe pranimin e qindra e mijëra njerëzve të larguar nga Siria, Afganistani dhe vende të tjera.

Zëdhënësi i Bashkimit Kristiano-Demokratik, Jochen Blind, ndërkaq ka thënë se Merkel “do të shpallë vendimin e saj në kohën e duhur”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste