​Angela Merkel hap zyrtarisht
fushatën zgjedhore në Gjermani

​Angela Merkel hap zyrtarisht<br />fushatën zgjedhore në Gjermani
Angela Merkel filloi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 24 shtatorit, e ftuar në bastionin e socialdemokratëve Dortmund. Ky ishte takimi i parë elektoral i kancelares, ndërsa janë planifikuar edhe 50 të tilla.

Edhe gjashtë javë e gjermanët votojnë për parlamentin e ri. Ka ardhur koha që edhe kryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU e kancelarja e  Gjermanisë të fillojë zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Për të startuar fushatën ajo zgjodhi pikërisht hollin e Vestfalenit në Dortmund, që njihet si bastion i socialdemokratëve. 800 vetë kishin ardhur për të dëgjuar kancelaren që lëvdoi sukseset e partisë së saj –luftimin e papunësisë, përgjysmimin e numrit të njerëzve pa punë dhe bëri të ditur planin e punësimit të plotë deri në vitin 2025. Ky premtim gjendet edhe në programin e unionit. 50 takime elektorale tilla janë planifikuar.

Kritika për industrinë e automobilave
Merkel nuk harroi të prekë edhe skandalin e dizelit. "Pjesë të caktuara të industrisë së automobilëve kanë humbur shumë nga besimi i dhënë", tha kryetarja e CDU-së. Merkel kërkoi më shumë angazhim për zhvillimin e teknologjive të reja. Por ajo nuk e pranoi propozimin e socialdemokratëve për të futur një kuotë të automjeteve elektrikë, duke theksuar se nuk beson se ky propozim është i mirëmenduar.

Thirrje për fushatë aktive
Merkel i bëri thirrje kristiandemokratëve të bëjnë një fushatë zgjedhore aktive. "Ne duhet t'i bëjmë njerëzit për vete, duhet të luftojmë, duhet të angazhohemi për çështjet tona. Ajo foli për një "ndjesi të veçantë të momentit aktual.

" Nga njëra anë Gjermania i ka punët mirë, nga ana tjetër shumë njerëz ndjejnë pasiguri.

Ndërkohë socialdemokratët kanë ashpërsuar tonet kundrejt kancelares. "Koha e ruajtjes së kancelares ka marrë fund", tha kreu i grupit parlamentar socialdemokrat, Thomas Opperman. Ai kritikoi, se prej vitesh Merkel gëzon sukseset e reformave ekonomike të iniciuara nga kancelari Schröder. Por megjithë sulmet e socialdemokratëve, partitë e Unionit kryesojnë dukshëm sondazhet para socialdemokratëve./Deutche Welle

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë