​Angli, dyshohet se do bënin sulme
terroriste, arrestohen 11 persona

​Angli, dyshohet se do bënin sulme<br />terroriste, arrestohen 11 persona<br>
Njëmbëdhjetë meshkuj të moshës 22 deri 35 vjeç janë arrestuar anembanë Anglisë dhe Uellsit, si pjesë e një hetimi për një grup ekstrem të krahut të djathtë,  me emrin “Lëvizja Kombëtare”.

Të gjithë meshkujt u arrestuan pasi dyshohet se janë të përfshirë në përgatitjen e sulmeve terroriste, duke qenë anëtarë të një organizate të ndaluar dhe posedim të dokumenteve të terrorizmit.

Policia ka arrestuar gjashtë meshkuj në Veri-Perendim të Anglisë, dy burra nga Uellsi i Jugut, dy të tjerë nga West Yorkshire dhe një tjetër nga Wiltshire.

Më parë këtë muaj, tre burra, duke përfshirë dy ushtarë, dolën para trupës gjykueses të akuzuar si anëtarë të “Lëvizjes Kombëtare”, policia tha se burrat e mbajtur në arrestimet e fundit ishin pjesë e të njëjtit hetim.

Grupimi “Lëvizja Kombëtare” u bë organizata e parë ekstreme e djathtë që u ndalua me ligj në Britani vitin e kaluar pas vrasjes së deputetit Jo Cox.

levizja kombetare


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë